Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Çair të Shkupit, afër marketit „Interspar“, te ish-Viva Fresh.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy vetura, një Volkswagen Golf 7 dhe një Audi A3.
Për momentin nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar.
Policija ka ardhur në vend ngjarje dhe po heton rastin.
Priten informacione të mëtejshme lidhur me rastin.Ora24.tv








