Çështjet aktuale ekonomike dhe sociale, të drejtat e punëtorëve dhe përmirësimi i kushteve të punës ishin në fokus të diskutimeve në seancën e sotme të Këshillit Ekonomiko-Social në Qeveri, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Në seancë, gjithashtu, u theksua rëndësia e dialogut social dhe bashkëpunimi mes Qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave.
“Këshilli Ekonomik0-Social është një mekanizëm i rëndësishëm për harmonizimin e qëndrimeve dhe interesave të të gjitha palëve të interesuara. Përmes dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit të përbashkët, krijohen kushte për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social”, njoftoi Mickoski në Fejsbuk pas seancës së sotme në Qeveri.








