Misaillovski: Mbështetja e Polonisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Advertisement

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misaillovski, sot zhvilloi një takim me nënkryetarin e Sejmit polak, Szymon Hołownia, i cili kryeson delegacionin polak gjatë vizitës zyrtare në Maqedoni.

“Partneriteti me Poloninë, si aleate e jona në NATO, përbën një bazë të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe forcimin e sigurisë kolektive. Përpjekjet e përbashkëta dhe përkushtimi ndaj vlerave euroatlantike kontribuojnë në stabilitetin dhe sigurinë e aleatëve.

Në takim diskutuam për mbështetjen e Polonisë ndaj integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si një parakusht i rëndësishëm për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin afatgjatë të rajonit dhe të gjithë Evropës”, deklaroi Misaillovski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit