Mickoski telefonon fituesin e zgjedhjeve në Serbi, Ilija Srdanoviq

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me prof. dr. Ilija Srdanoviq, bartësin e Listës Studentore në Serbi.

Mickoski e ka uruar Srdanoviqin për rezultatin e arritur zgjedhor dhe fitoren, duke i dëshiruar sukses në periudhën e ardhshme.

“Besoj se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë të zhvillohen në interes të qytetarëve të të dyja vendeve”, thuhet në njoftimin që e ka bërë Mickoski./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit