Kryetari i Komunës së Strugës, Mendy Qyra, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës për rritjen e numrit të ulëseve në Parlamentin e Serbisë, duke vlerësuar rëndësinë e bashkimit dhe bashkëpunimit në përfaqësimin politik.
“Bashkimi dhe bashkëpunimi janë çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm”, ka shkruar Qyra, duke theksuar se kjo arritje dëshmon rëndësinë e unitetit dhe të zërit të përbashkët në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve të Luginës.
Ai ka shprehur shpresën që përfaqësimi i shtuar të sjellë më shumë mundësi, përparim dhe rezultate konkrete për qytetarët e Luginës së Preshevës.








