Sulejmani: Rreth 10.800 nxënës zgjodhën arsimin e mesëm profesional këtë vit

Advertisement

Interesimi i nxënësve për arsimin e mesëm profesional këtë vit ka shënuar rritje, duke tejkaluar interesimin për arsimin gjimnazist.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, deklaroi se rreth 10.800 nxënës janë regjistruar në shkollat e mesme profesionale.

Sipas tij, kjo tregon se të rinjtë po orientohen gjithnjë e më shumë drejt profesioneve që lidhen me nevojat e tregut të punës. Sulejmani theksoi se Ministria, para hapjes së konkurseve dhe paraleleve të reja, analizon kërkesën për kuadro në tregun e punës.

Ai e vlerësoi rritjen e interesimit për arsimin profesional si një sinjal pozitiv për përgatitjen e të rinjve me aftësi dhe profesione të kërkuara.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit