KUMANOVË – Aktorja e njohur nga Kumanova, Gentiana Ramadani, ka shënuar një tjetër arritje me vlerësimin si “Aktorja më e mirë në rol dytësor” në edicionin e festivalit ballkanik të teatrit “KU’fest”.
Ramadani u laurua me këtë çmim për interpretimin e saj në shfaqjen “Rinoqerontët”, një prodhim i Teatrit Shqiptar në Shkup. Interpretimi i saj u mirëprit nga juria dhe publiku, duke konfirmuar edhe një herë talentin dhe përkushtimin e saj në skenën artistike.
Gentiana Ramadani, e cila është pjesë e trupës artistike të Teatrit Shqiptar në Shkup, numëron një sërë rolesh në teatër, si dhe pjesëmarrje në projekte të ndryshme kinematografike e televizive në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe rajon. Çmimi i fundit në vendlindjen e saj është një tjetër dëshmi e ngritjes së saj profesionale. (INA)






