Studimet socio-ekonomike të realizuara nga Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” nga Shkupi, me rastin e 20-vjetorit të EVN-së në tregun maqedonas, konfirmojnë rolin e rëndësishëm të kompanisë në zhvillimin e ekonomisë maqedonase dhe sektorit energjetik.
Sipas analizave, i gjithë fitimi i realizuar në 20 vitet e fundit ka mbetur në vend dhe është riinvestuar në ekonominë kombëtare. Në studim konstatohet se asnjë euro nuk është transferuar tek kompania amë, ndryshe nga mesatarja e investitorëve të huaj në vend, të cilët mesatarisht transferojnë 70% të fitimit jashtë shtetit. Konkretisht, 100% e fitimit të EVN Maqedoni është orientuar drejt investimeve të reja dhe zhvillimit në nivel lokal, duke u riinvestuar tërësisht në modernizimin e rrjetit elektrodistributiv, futjen e teknologjive bashkëkohore, investime në burime të ripërtëritshme të energjisë, digjitalizim dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve për konsumatorët.
Në kuadër të promovimit të studimit për ndikimin socio-ekonomik dhe energjetik të EVN-së në Maqedoni, më 29 prill në Shkup u mbajt edhe një panel-diskutim i moderuar nga prof. dr. Nikica Mojsova-Bllazhevski. Në diskutim morën pjesë prof. dr. Kirill Jovanovski dhe prof. dr. Aleksandra Janeska-Iliev nga Fakulteti Ekonomik – Shkup, si dhe prof. dr. Aleksandra Krkoleva-Mateska dhe prof. dr. Mirko Todorovski nga FEIT.
Panelistët theksuan treguesit kyç që e përcaktojnë zhvillimin e kompanisë në dy dekadat e fundit dhe potencuan se në këtë periudhë EVN Maqedoni ka realizuar investime totale prej 837,46 milionë eurosh, ku për çdo një euro të shpenzuar për furnizime nga kompania, ekonomia maqedonase gjeneron shtesë prej 0,58 eurosh vlerë.
Njëkohësisht, janë ndërtuar 5.561 kilometra rrjet i ri dhe janë rikonstruktuar 3.056 kilometra rrjet ekzistues, si dhe janë ndërtuar 1.368 trafostacione të reja dhe modernizuar 1.761 të tjera. Studimi evidenton edhe trendet pozitive në menaxhimin korporativ dhe digjitalizimin, ku pjesëmarrja e grave në pozita udhëheqëse ka arritur në 29,1%, humbjet në rrjet janë ulur nga 24% në 14%, ndërsa pothuajse gjysma e të gjitha transaksioneve, përkatësisht 49,7%, realizohen përmes kanaleve digjitale.
EVN Macedonia
Ss. Cyril and Methodius University in Skopje





