Sot deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë

Advertisement

Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerëve, në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë.

Seancat do të fillojnë në orën 09:30 dhe mund të vazhdojnë deri në orën 17:15.

Deklaratat përmbyllëse do të jepen sot më 10 shtator dhe po ashtu më 11 dhe 14 shtator 2026.

Sipas aktakuzës, midis 2 korrikut 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, Hashim Thaçi u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacion konfidencial lidhur me dëshmitarë të Prokurorisë dhe tentoi bashkë me ta, si dhe me persona të tjerë ndaj të cilëve nuk janë ngritur akuza, të ndikojë në dëshmitë e disa dëshmitarëve.

Në aktakuzë gjithashtu pretendohet se Thaçi bëri marrëveshje me Kuçin që ky i fundit të kontaktonte dëshmitarë të Prokurorisë në gjykimin për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, në kundërshtim me urdhrin që ua ndalonte atyre të bënin këtë jashtë kushteve të caktuara.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit