17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Snopçe pyet BDI-në: Me kë do të formoni qeveri? Osmani: Se kush i përfaqëson shqiptarët zgjedh populli

Koalicioni VLEN kërkon nga Fronti Europian që të përcaktojnë se me kë do të bëjnë koalicion në qeverinë e ardhshme. Kandidati për deputet nga VLEN Halil Snopçe tha për BDI-në se nuk mund të promovojë “Front Evropian” me gardën e vjetër të Gruevskit. Sipas tij, BDI në njërën anë kritikon VMRO-DPMNE-në, kurse në anën tjetër e lusin ata që e kritikojnë.

“Qeveria e ardhshme do të krijohet nga ai që bën 61 deputetë, prandaj e pyes BDI-në me cilën parti do të formojë qeveri. Sipas rezultateve të 24 prillit, nëse i kthejmë në mandate, LSDM merr 24 deputetë. Maksim Dimitrievski tha se në asnjë mënyrë nuk hyn në qeveri nëse aty është BDI. Gjithë shqiptarët të bëhen bashkë, plus 24 të LSDM-së, nuk formohet qeveria. Kjo i bie se BDI mund të formojë qeveri vetëm me VMRO-në, kurse nga ana tjetër VMRO u shpreh qartazi se nuk ka vend për BDI-në në qeverinë e ardhshme”, tha Halil Snopçe – VLEN.

Nga ana tjetër Bujar Osmani nga Fronti Europian tha se VMRO mund ta merr VLEN-in vetëm në kuadër të koalicionit të tyre të quajtur “Maqedonia përsëri e jotja” por për atë se kush i përfaqëson shqiptarët në Qeveri, thotë se do të vendosë populli në zgjedhje.

“Unë thash, z.Mickoski VLEN-in mund ta fton në kafe në qytet, në shtëpi, ose në koalicionin “Maqedonia përsëri e jotja”. Dhe nëse VLEN-i thotë se do të jemi në Qeveri si pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së dhe partnerëve të tyre sepse ata kanë 20 parti politike brenda. Nëse e kanë edhe VLEN-in, në rregull jemi ne nuk kemi asgjë. Por përfaqësues të popullit shqiptar do të jenë ata që i zgjedhë populli”, deklaroi Bujar Osmani, Fronti Europian.

Partitë shqiptare si kusht për formimin e Qeverisë kanë thënë se i kanë ndryshimet kushtetuese. Se kush dhe si do të merren vesh me VMRO DPMNE-së, pritet të shihet pas zgjedhjeve, kur edhe do të dihen

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit