Të paktën tetë persona janë vrarë me armë zjarri në tri lokacione të ndryshme në fshatrat Ajazini dhe Kixhir, në rajonin Ihsania të Turqisë.
Pas sulmit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, duke bërë që policia turke të nisë një operacion kërkimi për kapjen e tij.
Sulmuesi është arrestuar në Sejitgazi, në provincën e Eskishehirit, ndërsa sipas raportimeve të mediave, gjatë arratisjes ai kishte qëlluar edhe në drejtim të policisë, transmeton BBC.








