Gjatë 24 orëve policia ka ndaluar 10 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve

Advertisement

Dhjetë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në lokacione të ndryshme të vendit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Nëpunës policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Sipas MPB-së, shtatë prej tyre kanë drejtuar automjete pa dhënë provimin e vozitjes, ndërsa tre të tjerë kanë qenë në timon pavarësisht ndalesës aktive për drejtim. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy të mitur, të moshës 15 dhe 16 vjeç.

Njëri nga shoferët është kapur duke drejtuar edhe nën ndikimin e alkoolit.

Për rastet do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit