17.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Partitë politike vazhduan aktivitetet në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet parlamentare

Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN, sot ftoi qytetarët që më 8 maj të dalin të votojnë për, siç tha ai, ta vulosur ndryshimin. Ai foli për mbështetjen e diasporës në këto zgjedhje, duke nënvizuar se një pjesë e tyre kanë ardhur nga mërgimi vetëm për të votuar.

“Fillimisht dua të falënderoj diasporën tonë që ka ardhur nga të gjitha vendet e Evropës, nga Skandinavia, Gjermania, Zvicra, Austria, Italia, gjithandej nga janë. Kanë lënë punët e tyre, familjet e tyre dhe janë afër 10.000, të cilët kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin që duhet të ndodh në politikën shqiptare. Pra, po fryn era e ndryshimit. Dhe kjo do të jetë edhe një motivim më i madh për ne që jemi këtu”, tha Izet Mexhiti, VLEN.

Fronti Evropian zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore ku është folur lidhur me implementimin e programit të Odës në programin e frontit dhe qeverisë.

“Konstatuam bashkërisht që në aspekt të programit ekonomik shumë gjëra na bashkojnë me odën ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe natyrisht që ngelet që bashkërisht t’i implementojmë këto politika në të mirë të të mirës së përgjithshme, në të mirë të zhvillimit të vendit, në të mirë të hapjes dhe vazhdimit të rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian dhe në të mirë të qytetarëve të këtij vendi”, tha Ziadin Sela, Fronti Evropian.

LSDM dhe koalicioni për ardhmëri Evropiane mbajti tubim në Strumicë. Kreu i kësaj partie. Dimitar Kovaçevski tha se të gjithë qytetarët që dalin për të votuar më 8 maj, do të duhet të kenë parasysh se vota për LSDM-në është votë për të nesërme dhe të ardhme më të mirë.

“Nëse ata vijnë në pushtet, mbani mend këto fjalë. Deri në vitin 2030 do t’i shihni, Malin e Zi dhe shtetet e tjera se si ulen në karriget e tyre në Bruksel, ndërsa e jona, përsëri me VMRO-në në pushtet, do të mbetet e zbrazët. Pastaj, do t’i fajësojnë qytetarët brenda, do t’i fajësojnë fqinjët jashtë dhe në fund do të jetë fajtore vetë BE-ja, siç ishte fajtore prej vitit 2006 deri në vitin 2017. Mi mbani mend fjalët, ka inçizim nga ky fjalim, do ta ridëgjojmë dhe rishikojmë shumë herë”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, LSDM.

Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 8 maj të votojnë për opsionin që siç tha ai, do ta kthejë shtetin në duart e qytetarëve. Kovaçki bëri thirrje për kohezion dhe unitet duke nënvizuar se me partinë që përfaqëson ai, ligjet do të vlejnë për të gjithë njësoj.

“Për dy ditë prej sot, të mërkurën, votohet. Për dy ditë qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mes Maqedonisë së poshtëruar, plaçkitur e shkatërruar dhe Maqedonisë dinjitoze, Maqedonisë që ndërtohet dhe ku ligjet vlejnë për të gjithë njësoj. Prandaj prej këtu, prej Karbincit patriotik, bëj thirrje për kohezion, unitet, për unitet maqedonas, për unitetit shoqëror, për unitetit nacional. Të jemi krenarë dhe me unitet, ta kthejmë Maqedoninë në duart e qytetarëve. Ju ftoj të gjithëve të dilni dhe të votoni për numrin 2″, theksoi Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit