26.8 C
Skopje
Tuesday, May 21, 2024

Snopçe: ASH-ja do ta mbështesë kandidatin shqiptar për president!

Aleanca për Shqiptarët do ta mbështesë kandidatin shqiptar për president. Në intervistë për Alsat, deputeti i ASH-së Halil Snopçe nuk përjashtoi mundësinë që Aleanca ta mbështesë edhe kandidatin e frontit opozitar.

“Qëndrimi ynë është se duhet të ketë kandidat shqiptar dhe do të shohim a do ta përkrahim kandidatin shqiptar së bashku edhe me partitë e tjera shqiptare apo do të dalim me kandidatin tonë vetë, do të vendosin organet partiake”, theksoi Halil Snopçe, deputeti i ASH-së.

Pra, mund ta mbështesni dhe kandidatin e opozitës shqiptare?

“Pra, mund të mbështesim çdo kandidat shqiptar. Qëndrimi ynë para 5 viteve ishte se duhet të jetë kandidat shqiptar dhe për një të drejtë për të cilën jemi angazhuar prej kohësh ne nuk kemi ndërruar prej asaj të drejte dhe maksimalisht do të angazhohemi me gjithë qenien tonë që ajo e drejtë të jetësohet gjithë kohës”, deklaroi Halil Snope, deputet i ASH-së.

Pra, jo atë konsensual të paralajmëruar nga BDI-ja dhe LSDM-ja?

“Ne gjithmonë flasim në rrethin e parë të zgjedhjeve se duhet të ketë kandidat shqiptar, nëse kandidati shqiptar kualifikohet në rreth të dytë ne përsëri do ta mbështesim kandidatin shqiptar dashtë Zoti, në të kundërtën nëse nuk ka kandidat shqiptar në rreth të dytë atëherë mund të shqyrtojmë dhe mundësi të tjera”, deklaroi Halil Snope, deputet i ASH-së.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit