19.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Shqipëria në Grupin B, si e vlerëson Sylvinho

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë se grupi në të cilin është Shqipëria në “Euro 2024”, është shumë i vështirë, por do të ketë sfida shumë të bukura.

Shqipëria është në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

“Është bukur të jem këtu në short si përfaqësues i Shqipërisë. Pata mundësi t’i shkëmbeja disa fjalë me Spalettin. Grupi është i fortë. Kam punuar në Itali, por kam luajtur edhe në Spanjë dhe i njoh mirë. Do të jenë sfida shumë të bukura”, ka thënë Sylvinho fillimisht.

Ai ka shtuar se në Evropian, Shqipëria nuk do të shkojë e dorëzuar.

“Do të shkojmë në turne për të treguar forcën tonë. I njoh mirë Spanjën dhe Italinë, i njoh këto ambiente. Janë dy skuadra të forta të cilat janë mësuar të luajnë në turne të tillë. Do të jetë vështirë, por do të jetë bukur për të luajtur këtu. Gjitha grupet janë të forta por edhe grupi jonë është shumë i fortë. Do të provojmë forcën tonë, do të provojmë gjitha shanset tona”, deklaroi Sylvinho.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit