12.8 C
Skopje
Friday, May 17, 2024

Gabriel nuk ka dashur të jetë në të njëjtën tryezë me Lavrov

Nuk mund të jem në të njëjtën tryezë me njerëz që kanë manifestime antibullgare dhe antievropiane, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Mariya Gabriel, duke komentuar largimin e saj nga Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup para mbërritjes të kreut të diplomacisë ruse, Sergey Lavrov.

“Isha në Shkup për t’i bërë nderimet e mia kryetarit të OSBE-së. Përveç kësaj, ishte një darkë e liderëve evropianë ku secili prej nesh duhej të thoshte se jemi atje sepse nuk duam të nënshkruajmë vdekjen e OSBE-së. Pas asaj darke, nuk mendoj se prania ime atje duhet të ishte fizike, ndaj u largova. Nuk dua të marr pjesë me përfaqësues të vendeve që na kanë shpallur armiqësore”, tha Gabriel.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit