Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj ka njoftuat se gjatë vitit 2024, pjesëtarët e ushtrisë shqiptare do të jenë prezent në numër më të madh në Kosovës, në kuadër të KFOR-it.
Këto informata Malaj i ka shpërndarë pas përfundimit të takimit me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas, me të cilin, siç ka shkruar në rrejtet sociale, kanë biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë.
“Gjeneralmajor Ulutas falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it. I konfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë KFOR, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj” – ka shkruar në FB, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj./Ora24.tv
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?