3.8 C
Skopje
Saturday, December 14, 2024

Ecni në këtë mënyrë: 100 hapa mbrapa janë po aq efektivë sa 1.000 përpara

Të gjithë kemi dëgjuar se ecja mund të jetë e mrekullueshme për shëndetin.

Por, qëllimi i arritjes së 10.000 hapave në ditë mund të duket pak i vështirë për t’u përshtatur mes ditëve të ngarkuara të punës ose kujdesit për fëmijët.

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të ndryshoni drejtimin e hapave – pohon Dr Michael Mosley. Mjeku televiziv dhe drejtuesi i podkastit Just One Thing, ka thënë se ecja mbrapa në vend të përpara për vetëm disa minuta, mund të ketë disa përfitime befasuese shëndetësore.

Dr Mosley tha se betohet për praktikën ‘e çuditshme’ – e quajtur gjithashtu ‘retro ecje’ – për të ndihmuar me problemet në pjesën e poshtme të shpinës dhe gjunjëve.

“Kjo është një teknikë që është përdorur në fizioterapi për dekada të tëra për rehabilitimin e lëndimeve të poshtme të këmbës”.

“Mund ta përmirësojë ecjen dhe lëvizshmërinë tuaj dhe ka një sasi befasuese të studimeve të mira shkencore që tregojnë se si ecja mbrapa mund ta mprehë kujtesën tuaj dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve”, citon Sun Health fjalët e doktorit.

Ai shtoi se përdorimi i kësaj metode shkon shumë më larg sesa mund të mendoni dhe e quajti ecjen mbrapa një praktikë shumë të lashtë, e cila mendohet se e ka origjinën në Kinë, ku mbetet e njohur edhe sot e kësaj dite.

Djeg më shumë kalori

Sipas ekspertit, ecja mbrapa kërkon më shumë energji – rreth 30 për qind, sipas studimeve – kështu që e ndihmon trupin të djegë disa kalori më shumë sesa ecja përpara. Ecja mbrapa përdor muskujt që janë më pak aktivë gjatë ecjes përpara.

Ai iu referua një studimi në International Journal of Sports Medicine, i cili zbuloi se vullnetarët e shëndetshëm humbën 2.5 për qind të yndyrës së tyre trupore duke shtuar ecjen retro në planin e tyre të stërvitjes.

Forcon kujtesën afatshkurtër

Retro ecja gjithashtu mund ta forcojë kujtesën afatshkurtër. Studiuesit nga Universiteti i Roehampton testuan kujtesën e njerëzve për një video pasi u kërkuan të ecnin mbrapa, përpara ose të qëndronin pa lëvizur dhe zbuluan se ecësit retro “mbanin mend vazhdimisht më shumë për videon se të tjerët”.

“Ecja mbrapa aktivizon pjesë të ndryshme të trurit sesa ecja përpara” duke ndihmuar në “mobilizimin e burimeve të trurit tuaj”. Kjo përfshin korteksin paraballor – i cili është i përfshirë në planifikim, vendimmarrje dhe kujtesë – ka sqaruar doktori.

(Foto: Pexels)

Të gjithë kemi dëgjuar se ecja mund të jetë e mrekullueshme për shëndetin.

Reklama

Dr Mosley iu referua thënies kineze se “100 hapa prapa vlejnë sa 1.000 hapa përpara”.

Ushtrimet më të mira për largimin e depozitave dhjamore nga barku

Lexo po ashtuUshtrimet më të mira për largimin e depozitave dhjamore nga barku

Djeg më shumë kalori

Sipas ekspertit, ecja mbrapa kërkon më shumë energji – rreth 30 për qind, sipas studimeve – kështu që e ndihmon trupin të djegë disa kalori më shumë sesa ecja përpara. Ecja mbrapa përdor muskujt që janë më pak aktivë gjatë ecjes përpara.

Ai iu referua një studimi në International Journal of Sports Medicine, i cili zbuloi se vullnetarët e shëndetshëm humbën 2.5 për qind të yndyrës së tyre trupore duke shtuar ecjen retro në planin e tyre të stërvitjes.

Forcon kujtesën afatshkurtër

Retro ecja gjithashtu mund ta forcojë kujtesën afatshkurtër. Studiuesit nga Universiteti i Roehampton testuan kujtesën e njerëzve për një video pasi u kërkuan të ecnin mbrapa, përpara ose të qëndronin pa lëvizur dhe zbuluan se ecësit retro “mbanin mend vazhdimisht më shumë për videon se të tjerët”.

Reklama

“Ecja mbrapa aktivizon pjesë të ndryshme të trurit sesa ecja përpara” duke ndihmuar në “mobilizimin e burimeve të trurit tuaj”. Kjo përfshin korteksin paraballor – i cili është i përfshirë në planifikim, vendimmarrje dhe kujtesë – ka sqaruar doktori.

Vetëm gjysmë ore në ditë: Gjashtë arsye pse duhet ta nisni mëngjesin me një shëtitje

Lexo po ashtuVetëm gjysmë ore në ditë: Gjashtë arsye pse duhet ta nisni mëngjesin me një shëtitje

Zvogëlon dhimbjen e shpinës dhe përmirëson ekuilibrin

Profesoresha Janet Dufek nga Universiteti i Nevadas në Las Vegas, e ftuar në podcast, është shprehur se një nga përfitimet kryesore të ecjes prapa është “përdorimi i ndryshëm i grupeve kryesore të muskujve”, i cili mund të ndihmojë me dhimbjen e shpinës dhe fleksibilitetin.

Muskujt në pjesën e pasme të këmbëve shtrihen kur ecni prapa dhe kjo shtrirje lejon një gamë më të madhe lëvizjeje dhe për këtë arsye redukton stresin në shpinë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit