Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri

Advertisement

Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Kandidatura e Wendt u miratua së bashku me emërimet e 73 zyrtarëve dhe diplomatëve të tjerë, me 51 vota pro dhe 47 kundër.

Emërimet e konfirmuara pritet t’i dërgohen Presidentit Donald Trump, duke i hapur rrugë betimit dhe marrjes zyrtare të detyrës.

Wendt është gjeneral amerikan në pension me më shumë se 34 vite shërbim në ushtrinë amerikane, pjesën më të madhe të të cilave i ka kaluar në forcat speciale Green Berets. Ai ka shërbyer edhe si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të ndryshme në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Paqësorit.

Wendt do të marrë drejtimin e misionit diplomatik amerikan në Tiranë pas largimit të Yuri Kim në qershor të vitit 2023.

Gjatë dëgjesës në Senat më 20 maj, Wendt tha se ndër prioritetet e tij do të jenë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i bashkëpunimit ushtarak mes SHBA-së dhe Shqipërisë, siguria kibernetike dhe rritja e investimeve amerikane në vend.

Ai shprehu gjithashtu mbështetje për SPAK-un, duke e cilësuar atë një institucion të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së tij nga ndikimet politike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit