Mendi Qyra: Nis asfaltimi i rrugës “Dupçishta” në Zagraçan pas rreth 20 vitesh pritje

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka njoftuar për nisjen e punimeve për asfaltimin e rrugës së njohur si “Dupçishta” në fshatin Zagraçan.

Sipas Qyrës, bëhet fjalë për një rrugë të shumëpritur nga banorët, për zgjidhjen e së cilës është kërkuar për rreth 20 vjet.

Rruga ka rëndësi për banorët e Zagraçanit, pasi lidh pjesën e poshtme me pjesën e sipërme të fshatit dhe pritet të lehtësojë lëvizjen e përditshme.

“Premtuam se do të punojmë për çdo vendbanim dhe sot po e dëshmojmë me punë konkrete”, ka deklaruar Qyra, duke theksuar se punimet infrastrukturore do të vazhdojnë edhe në projekte të tjera.

Ai e ka përshkruar nisjen e punimeve si një hap konkret për përmirësimin e infrastrukturës në Zagraçan.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit