16.4 C
Skopje
Monday, October 7, 2024

Sejdiu alaramon: Në Zhelinë po ndodh masakër ekologjike

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu përmes disa fotografive ka alaramuar se në komunën e Zhelinës po ndodh masakër ekologiike.

“Po ndodh një ‘masakër’ ekologjike në territorin e komunës së Zhelinës – rreth magjistrales Grupçin-Zhelinë, dhe kjo bëhet me lejen e vetë institucioneve shtetërore të pyjeve (të cilët duhej të jenë në mbrojtje të pyjeve). Shihet qartë se ky është një krim ekologik që i bëhet natyrës dhe për këtë komuna e Zhelinës sot nga tereni (ku prezent ishte edhe vetë kryetari i komunës Blerim Sejdiu) ka konstatuar gjendjen faktike dhe për këtë do të inicohet inspektim të dokumentacionit që i është dhënë kompanisë e cila i pret këta drunj të çmuar. Nuk do të lejojmë që të ndodh edhe më tej kjo masakër që i bëhet natyrës në emër të “bizneseve””, ka njoftuar Sejdiu.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit