3.8 C
Skopje
Monday, February 17, 2025

Kapen armë të ftohta në kufi me Serbinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare, janë kapur plot 24 thika.

Njoftimi i plotë nga policia:

Sekuestrohen njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika) në Merdarë, policia po merret me hetimin e rastit.

Policia Kufitare e Kosovës, stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, më datë 03.12.2023 rreth orës 09:30 në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika).

Në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregulltë.

Hetime tjera lidhur me rastin janë në proces.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit