12.8 C
Skopje
Sunday, November 3, 2024

Liridona Ademaj nesër rivarroset në fshatin e saj të lindjes

Me kërkesë të familjarëve, trupi i Liridona Ademajt, e cila u vra të mërkurën mizorisht në Prishtinë, do të zhvarroset nga varrezat e fshatit Cernjan të Gjakovës për t’u varrosur në fshatin e saj të lindjes, Rracaj.

Prokuroria duket se e ka miratuar kërkesën e familjes për rivarrimin e 30-vjeçares dhe në faqen e fshatit në Facebook se nesër në orën 14:00 ajo do të varroset në Rracaj.

“Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamir se rivarrimi i vajzës tonë Liridona Ademaj e vrarë me datën 29.11.2023 bëhet nesër me datë 4 dhjetor 2023 në varrezat e fshatit Rracaj në ora 14:00”, thuhet në njoftim.

Familjarët i kishin kërkuar zyrtarisht prokurores Besa Limani për t’ua lejuar rivarrimin.

“E nderuar prokurore, kërkojmë nga ju që të na mundësoni që turpin e vajzës sonë Liridona Ademaj ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj”, thuhej në kërkesën e familjarëve të Liridona Ademajt.

Ata po ashtu kanë kërkuar “privatësi të plotë” gjatë procesit të rivarrosjes së Liridona Ademajt.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit