21.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

Forografi Adem Marovci me ekspozitën e tij të parë

Forografi Adem Marovci ka mbajtur ekspozitën e tij të parë me forografi të realizuara gjatë gjatë karrierës.

Në këtë ekspozitë kishte 25 fotografi të ndryshme, të shkrepura në momente të veçanta por në aktivitete të ndryshme, ku përmes syrit të aparatit është transmetuar si formacion.

Para të pranishmëve, fotografi Marovci tha se ndjehet tepër i emocionuar por edhe krenar.

“Ta shpjegosh një moment me fjalë, ose me video, ndoshta duhet më shumë punë, më shumë përkushtim. Kuptohet se duhet edhe përgatitje profesionale. Por të shpjegosh një ngjarje ose të përçosh në shoqëri një porosi përmes një fotografie, duhet të kesh edhe sensin dhe instiktin e momentit. Këto fotografi, kjo ekspozitë dhe mbështetja Juaj më jep motiv për të vazhduar edhe më fuqishëm”, ka thënë Marovci.

Ekspozita u mbështet nga Ministria e Kulturës.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit