Rregullat e reja më të rrepta për pushimet mjekësore, të pranueshme për mjekët amë dhe një pjesë të sindikatave

Advertisement

Propozimi i Fondit për Sigurim Shëndetësor për kontrolle më të rrepta ndaj keqpërdorimeve të pushimeve mjekësore pritet të shqyrtohet fillimisht nga Bordi Drejtues i FSSHM-së dhe më pas të marrë miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nisma ka marrë mbështetje nga një pjesë e mjekëve amë, të cilët konsiderojnë se duhet t’i jepet fund keqpërdorimit të pushimeve mjekësore, ku persona marrin raport mjekësor, por gjatë kësaj kohe shkojnë në pushime apo kryejnë punë private.

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Amë Privatë, Lilija Çolakova-Dervishova, thotë se një sistem i tillë kontrolli ka ekzistuar edhe në kohën e ish-Jugosllavisë dhe mund të ndihmojë në forcimin e rolit të mjekut amë.

Ajo thekson se ka raste kur punëdhënësit kërkojnë kontroll të pushimit mjekësor, por edhe raste kur punëtorët, për shkak se nuk u lejohet pushimi vjetor, kërkojnë raport mjekësor. Sipas saj, nëse një mjek amë refuzon ta lëshojë atë, pacienti mund të drejtohet te një mjek tjetër.

Mbështetje për propozimin ka shprehur edhe Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Shëndetësisë, duke vlerësuar se sistemi i kontrollit do të ndihmojë në identifikimin e keqpërdorimeve.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Zlatko Perinski, ka deklaruar se qëllimi është krijimi i një sistemi funksional kontrolli dhe mbikëqyrja e shpenzimit të mjeteve buxhetore, në mënyrë që pagesat për pushime mjekësore të shkojnë te personat që realisht kanë nevojë për to.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit