Shporta e konsumit është gati, është dorëzuar në Këshillin Ekonomiko-Social dhe presim sinjale pozitive nga të gjithë për të filluar llogaritjen e saj, deklaroi sot zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski.
“Shporta e konsumit nuk është një alternativë e shportës minimale sindikale, thjesht do të bazohet në indikatorë relevantë, jo vetëm nga Enti Shtetëror i Statistikës, por edhe nga të gjitha institucionet tjera në shtet – nga supermarketet, tregjet… Ajo do të na nevojitet kur kemi kriza ekonomike ose politika të caktuara ekonomike, për të na dhënë udhëzime në krijimin e zgjidhjeve të reja ligjore, strategjive ekonomike dhe vendimeve”, theksoi zëvendësministri.
Në lidhje me ndryshimet në Ligjin për praktikat e padrejta tregtare, Risteski tha se pret që ato të miratohen gjatë verës. Ai përsëriti se gjobat do të jenë shumë më rigoroze, ndërsa dispozitat do të përfshijnë edhe furnizuesit.
“Shpresoj që ligji deri në verë të dërgohet në Kuvend, ku duhet të miratohen ndryshimet e parashikuara”, shtoi Risteski.





