Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga ambientet e zyrës së Kolegjit të Europës, e cila u shkatërrua plotësisht gjatë tubimit të djeshëm.
Në fjalën e tij, Rama e cilësoi këtë zyrë si simbol të asaj që, sipas tij, ndodhi gjatë protestës në Tiranë. Ai akuzoi opozitën se po përpiqet ta pengojë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Europës, duke theksuar se vendi nuk do të kthehet pas.
“Këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë që përpiqet të shkojë lart. Janë duart e një opozite që, me maskat e të verbërve, kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku nuk do të kthehet kurrë.








