Rama paralajmëron Spiropalin: O me ne, o përballë nesh! Herën e tretë del nga Grupi i PS

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër ish-ministren dhe njëherësh deputeten e PS, Elisa Spiropali për akuzat që kjo e fundit ka ngritur në publik kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura mësohet se Rama i ka vënë ultimatum Elisa Spiropalit, duke e paralajmëruar se duhet të zgjedhë ose të jetë më PS-në ose kundër saj.

Burime bënë me dije se Kryeministri i ka kërkuar Spiropalit që të ndalë postimet në rrjetet sociale kundër PS-së në të kundërt do e gjeje vetën e përjashtuar nga Grupi Parlamentar. O me ne, o përballë nesh, merr frymë thellë dhe kupto atë që ke bërë”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes pa media.  Më tej, mësohet se Spiropali ka kërkuar të drejtën e fjalës, por kjo i është mohuar nga Rama.

“Ke postuar 2 herë në rrjete sociale, herën e 3-të do të përjashtohesh”, mësohet të jetë shprehur Rama, I cili më tek ka thënë se: “Unë po bëj replikë për çfarë ke shkruar ti. Je akoma këtu sepse nuk dua që PS të humbasë investimin që ka bërë”

Rama i ka listuar qëndrimet e saj kundër Grupit te PS teksa mësohet te kete thene se:  “Herën e parë nuk votove, herën e dytë bëre çarçaf,  herën e 3-të del nga Grupi”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit