11.8 C
Skopje
Saturday, November 2, 2024

Rama nga Pogradeci: Në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Zgjeruar e PS-së në Pogradec theksoi se në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm.

Ai ripërsëriti se reformën në drejtësi e solli vetëm një forcë në Shqipëri, Partia Socialiste.

“Drejtësinë e kemi pasur ambicien tonë më të lartë dhe kemi bërë përpjekje për të bërë reformën në drejtësi që kur ishim në opozitë. Kur kemi qenë në opozitë i kemi propozuar qeverisë asokohe ka disa që thonë se ne kontrollojmë drejtësinë, këtë e thonë se nuk është mësuar njeri këtu, sidomos këta që kanë pasur pushtet, që të funksionojë kështu. Ashtu ka funksionuar kur ishin ata në pushtet, drejtësia ishte farsë, e telekomanduar, sot nuk është. Në Shqipëri ka rënë miti i personit të paprekshëm. Ka disa që thonë e solli Amerika, me ça e solli Amerika, me aeroplan? Këtë e ka sjellë vetëm një forcë në tokë, Partia Socialiste”, tha Rama.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit