7.8 C
Skopje
Tuesday, December 10, 2024

Kasami: Zgjedhjet të shpallen sa më shpejtë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një intervistë në Alsat, e ka ftuar pushtetin që sa më shpejtë të shpall zgjedhjet, pasi pas raportit të fundit të KE-së ku në çdo fushë konstatohet se ka dështim, posaçërisht në drejtësi, ky pushtet nuk ka shkas për të udhëhequr.

Ai ka deklaruar se Maqedonia është në situatë kritike dhe vlerëson se kjo Qeveri ka humbur çdo legjitimitet për të qeverisur.

“Prandaj vlerësoj që një ditë e më parë duhet të shpallen zgjedhjet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Po ashtu vlerësoj se në këtë gjendje të rënduar ekonomike ne nuk e kemi luksin që të organizojmë brenda një periudhe dy ose tre muajshe, tre palë zgjedhje. Strategjia e Qeverisë që të ketë zgjedhje të ndara do të jetë e dështuar, pasi edhe nëse ka zgjedhje presidenciale dhe parlamentare bashkë, kandidati i pushtetit për president do të humb, por edhe nëse janë ndaras do të humbë, kështu që nuk ka nevojë të bëhen shpenzime të koha. Prandaj vlerësojë dhe i sygjeroj Qeverisë që njpë herë e për gjithmonë para interesit partiak të vendosin interesin qytetar, ndërsa interesi qytetar në këtë rast është të kemi një pal zgjedhje dhe mos dyfishiojmë koston, pasi ato mjete mund ti destinojmë për shumë nevoja të qytetarëve”, ka deklaruar në intervistën speciale në Alsat Bilall Kasami, kryekreu i Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjajshme

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit