Rama: 30.904 familje janë mbështetur me programet e strehimit, synojmë 50 mijë deri në vitin 2030

Advertisement

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë sot në prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, “Rilindja 2.0”, ku foli për rezultatet e politikave të strehimit dhe objektivat për vitet e ardhshme.

Rama bëri të ditur se nga viti 2018 deri në vitin 2026, përmes programeve të strehimit janë mbështetur 30.904 familje në të gjithë Shqipërinë.

“Këto programe dhe kjo politikë e re e strehimit nuk lind në boshllëk. Nga viti 2018 në vitin 2026 që jemi sot, janë 30.904 familje të mbështetura nga programet e strehimit në Shqipëri”, tha Rama.

Ai rikujtoi gjithashtu objektivin e shpallur më herët për të mbështetur 50 mijë familje deri në vitin 2030, përmes formave të ndryshme të politikave të strehimit.

Sipas Ramës, ky objektiv është pjesë e programit qeverisës dhe jo një premtim elektoral.

Kryeministri theksoi se rezultatet e arritura deri tani, me mbi 30 mijë familje të mbështetura, përbëjnë bazën mbi të cilën do të vijojë politika e re e strehimit.

“50 mijë çelësa nuk janë një objektiv i hedhur në ajër para një fushate (…) por ishte një sfidë e mirëfilltë në aspektin e barrës së madhe të përgjegjësisë që kërkuam”, deklaroi Rama.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit