Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Ladorishtit, duke kujtuar 84 burrat, gratë dhe fëmijët e vrarë më 28 tetor 1944.
Në mesazhin e tij, Qyra e cilësoi Ladorishtin si një plagë të historisë dhe një kujtesë të përjetshme për popullin shqiptar.
Ai theksoi se sakrifica e viktimave dëshmon për historinë e dhimbjes, qëndresës dhe sakrificës, ndërsa nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe përcjelljes së saj te brezat e ardhshëm.
“Lavdi të rënëve të Ladorishtit! Kujtimi i tyre qoftë i përjetshëm!”, përfundon mesazhi i kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra.








