Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha sot se më 26 maj Shqipëria do të çelë zyrtarisht fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, pas përmbylljes me sukses të fazës hyrëse të procesit. Rama akuzoi ashpër opozitën atje për tentim të bllokimit të zhvillimit të Shqipërisë.
Sipas tij, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri–BE do të vulosë kalimin në fazën finale të negociatave, ndërsa theksoi objektivin që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian brenda kësaj dekade. Rama tha se është arritur një tjetër lartësi e vështirë drejt majës, ku theksoi se do të arrihet me çdo kusht brenda kësaj dekade dhe ku do të vendoset flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit aty, në oborrin e shtëpisë së madhe të Europës së Bashkuar.





