Territori i Maqedonisë gjatë ditës së sotme, e diel, 24 maj 2026, do të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, me qendër në juglindje të vendit tonë, si dhe të një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme.
Moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm në shumë vende, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi verior dhe verilindor.
Në disa zona, proceset atmosferike do të jenë më intensive dhe në formë stuhie, të shoqëruara me reshje të dendura shiu, erë të fuqishme nga drejtimi verior dhe verilindor, me shpejtësi prej 50 deri në 60 km/orë, shkarkime elektrike dhe kushte për paraqitje të breshrit. Pikërisht për shkak të këtyre proceseve më intensive atmosferike, apelohet për kujdes të shtuar.
Në Shkup dhe rrethinë, gjithashtu gjatë ditës së sotme, e diel, 24 maj 2026, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar nga drejtimi verior dhe verilindor.
Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të motit të lig, të shoqëruar me reshje të dendura shiu, erë të fuqishme nga drejtimi verior dhe verilindor, me shpejtësi prej 50 deri në 60 km/orë, shkarkime elektrike dhe kushte për paraqitje të breshrit.
Temperaturat maksimale ditore të ajrit gjatë ditës së sotme, e diel, 24 maj 2026, në Maqedoni do të lëvizin nga 21 deri në 28 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë, temperatura maksimale ditore sot do të arrijë deri rreth 25 gradë Celsius.





