“Protesto, por mos shkatërro!”- Elvana Gjata reagon për protestat në Tiranë: Të zgjasim dorën për dialog! Pse duhet të vijmë gjithmonë në këtë pikë?

Advertisement

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar përmes një mesazhi të publikuar në Instagram lidhur me protestat në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për dhunën dhe përplasjet që shoqërojnë demonstratat.

Në reagimin e saj, artistja shpreh dhimbjen për situatën në vend, duke u ndalur veçanërisht te të rinjtë që protestojnë, por edhe te rastet kur përplasjet përfshijnë policinë dhe qytetarët.

“Pse duhet të vijmë gjithmonë në këtë pikë?”, shkruan ajo në nisje të mesazhit, ndërsa më tej shpreh dëshpërimin për atë që po ndodh në Shqipëri.

Këngëtarja i drejton gjithashtu një thirrje politikës, qeverisë dhe drejtuesve të vendit që të dëgjojnë kërkesat e të rinjve pa paragjykime dhe pa kushte, duke krijuar mundësinë për një dialog të vërtetë.

“T’i dëgjojnë pa paragjykim. Pa kushte. Me përkushtim. Të zgjasin një dorë të ndershme për një dialog të vërtetë!”, apelon ajo.

Në pjesën tjetër të reagimit, Elvana u bën thirrje protestuesve të vijojnë të shprehin zërin e tyre, por të shmangin shkatërrimet, djegiet dhe dhunën.

“PROTESTO! ULËRIT! FRYMËZO! BASHKOHU NË PROTESTË QYTETARE! Por. MOS SHKATËRRO! MOS DIGJ! MOS DHUNO!”, shkruan këngëtarja.

“Rinia është e ardhmja dhe meriton të ardhmen e artë!”, përfundon Elvana Gjata, duke përcjellë mesazhin se protestat dhe kërkesa për ndryshim nuk duhet të shoqërohen me dhunë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit