Prokuroria e Tiranës: Lironi menjëherë protestuesit, arrestimet janë të paligjshme

Advertisement

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e të rinjve të ndaluar gjatë protestës pasi janë konstatuar parregullsi në arrestime. Ndalimet e dhunshme të të rinjve që morën pjesë në protestat kundër qeverisë kanë sjellë reagime të shumta, ndërsa pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale kanë dokumentuar shoqërimin e protestuesve nga efektivët e Policisë së Shtetit, si dhe përdorimin e forcës ndaj tyre. Në këtë situatë, Prokuroria e Tiranës ka ndërhyrë duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të rinjve të ndaluar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit