Driton Sulejmani viziton shkollën në Norovë: Urbanizimi drejt përfundimit, pritet vazhdimi i punimeve

Advertisement

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka vizituar Komunën e Krushevës, ku është pritur nga kryetari i komunës, Niko Çoneski. Gjatë takimit është diskutuar për gjendjen e objekteve shkollore, kushtet për mësim dhe sfidat me të cilat përballen nxënësit.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar objektit shkollor në Norovë, ndërtimi i të cilit ka nisur me iniciativën e qytetarëve dhe mbështetjen e donatorëve.

Sipas kryetarit Çoneski, procedurat për urbanizimin e vendbanimit janë në fazën përfundimtare. Pas përfundimit të tyre, do të mund të përgatitet dokumentacioni projektues dhe të vazhdojnë punimet për përfundimin e shkollës.

Sulejmani, së bashku me Çoneskin, vizitoi edhe shkollat në Norovë, Aldancë dhe Vërbovec, për t’u njohur nga afër me gjendjen dhe nevojat e tyre.

„Çdo nxënës meriton kushte të përshtatshme për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e tij. Përmes bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe pushtetit lokal, do të punojmë për zgjidhjen e problemeve ekzistuese dhe përmirësimin e kushteve në shkolla“, theksoi Sulejmani.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit