Qendra kryesore postare – QKP Shkupi 2 ka rifilluar punën pas ndërprerjes së aktivitetit më 19 dhe 20 tetor, e shkaktuar nga ndërprerja e furnizimit me energji elektrike për shkak të përmbytjes.
Siç informojnë nga SHA Posta, ndërprerja ishte një ngjarje e jashtëzakonshme teknike dhe nuk ishte rezultat i ndonjë aktiviteti të planifikuar apo i ndonjë qëllimi për të kufizuar ofrimin e shërbimeve postare.








