“AJO” rikthehet me nismën për fuqizimin e vajzave dhe grave, aktiviteti mbahet në Shkup

Advertisement

Shoqata AJO rikthehet me nisma që synojnë fuqizimin e vajzave dhe grave, rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike dhe përfshirjen në hartimin e politikave që ndikojnë në jetën e tyre.

Në kuadër të kësaj nisme, më 22 tetor do të organizohet “Digital Safe Girls Day 2026”, me fokus te siguria digjitale dhe krijimi i hapësirave ku vajzat mund të shprehin zërin, idetë dhe kërkesat e tyre.

Aktiviteti do të nisë në Komunën e Çairit, me synimin që kjo nismë të shtrihet edhe në komuna të tjera.

Ngjarja do të mbahet më 22 tetor 2026, duke filluar nga ora 09:30, në Bushi Resort në Shkup, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Komunës së Çairit.

Përmes kësaj nisme, AJO synon të inkurajojë vajzat dhe gratë që të marrin pjesë më aktivisht në jetën publike dhe të kenë ndikim më të madh në proceset ku merren vendime që i prekin drejtpërdrejt.

“Zëri yt duhet të dëgjohet edhe aty ku merren vendimet”, thuhet në njoftimin e shoqatës, e cila thekson rëndësinë e bashkëpunimit me vajzat dhe gratë për të sjellë ndryshime në shoqëri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit