Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Prej tyre, shtatë drejtonin automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: D.A. (41), Sh.Xh. (23), E.L. (20) dhe një 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi; F.I. (45) dhe S.K. (56), të dy nga një rrethinë e Shkupit, si dhe S.H. (44) nga Tetova.
Me masë aktive -ndalim për drejtimin e automjetit vozitnin B.D. (45) nga Velesi dhe S.B. (25) nga Gostivari. Ndërkaq, nën ndikimin e alkoolit, voziste T.N. (37) nga Gostivari.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, ose nëse kanë masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për siguri më të madhe në rrugë.








