19.8 C
Skopje
Tuesday, June 24, 2025

Prej sot u instaluai akceleratori i ri në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë (FOTO)

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti bëri të ditur se sot filloi instalimi i përshpejtuesit të ri në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë.

Ministri Mexhiti bën me dije se dy fazat e para të demontimit të akseleratorit njëzet vjeçar kanë përfunduar dhe është bërë përshtatja dhe renovimi i bunkerit.

“Ne i zgjidhim problemet shpejt dhe me efikasitet. Me kënaqësi ju njoftoj se nga sot fillojmë me instalimin e akceleratorit të ri Varian 6116 në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë. Deinstalimi i akceleratorit linear 20-vjeçar, i cili filloi në gusht, ka përfunduar dhe bunkeri është përshtatur dhe rinovuar.
Faza e parë parashikon instalimin fizik të sistemit, pasuar me matje, kalibrime, modelim të sistemit deri në vënien në punë përfundimtare. Gjithashtu parashikohet trajnimi për përdorimin e aparatit.
Sipas dinamikës së pritshme, instalimi dhe aktivitetet e tjera pritet të përfundojnë për rreth 3-4 muaj, pas së cilës do të vihet në përdorim”, njoftoi ministri Mexhiti.(INA)

Lajme të ngjajshme

1 Koment

  1. I am extremely inspired with your writing skills as smartly as with the layout for your blog. Is that this a paid subject or did you customize it your self? Either way keep up the excellent quality writing, it is uncommon to see a great blog like this one today!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit