28.8 C
Skopje
Monday, September 9, 2024

Kosova dëbon priftin maqedon në shërbim të kishës serbe në Zveçan

Ati Fotije – igumeni i manastirit në Zveçan është dëbuar nga autoritetet e Kosovës dhe nuk i është vazhduar qëndrimi.

Kleriku Fotije, emri i të cilit është Aleksandar Kostovski, është i lindur në Shkup në vitin 1981, dhe pas mbarimit të akademisë së muzikës në Sofje të Bullgarisë, në vitin 2004 u bë murg në Kosovë në Dioqezën e Kishës Ortodokse Serbe, pas së cilës në vitin 2009 ai u bë igumen i manastirit afër Zveçanit, në veri të Kosovës, përcjell INA.

Informacionet janë se ai është dëbuar pasi ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e qëndrimit në Kosovë. Shërbimet në Prishtinë e ndaluan dhe duke përmendur “arsye të sigurisë kombëtare” vendosën ta dëbojnë.

Kisha serbe akuzon se autoritetet e Kosovës nuk e respektuan Ligjin për liritë fetare dhe në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare e dëbuan klerikun e tyre.

Prifti është deportuar mbrëmë me shoqërim policor në vendkalimin “Bllacë” dhe për 5 vite i është ndaluar hyrja në Kosovë. (INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit