8.8 C
Skopje
Monday, December 2, 2024

Himni “makedoncite se borat…” çdo të hënë të këndohet në shkolla, propozon Mickoski/ Reagon Hoxha: Nxit urrejtje dhe ndasi

Kreu i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha ka kundërshtuar idenë e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që çdo të hënë në shkollat fillore të vendit nxënësit të këndojnë himnin kombëtar të Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21.

Hoxha thotë se nxënësit duhet të mësojnë se si VMRO-DPMNE po e izolon shtetin dhe nxit urrejtje dhe ndasi.

Reagimi i plotë i Hoxhës:

Himni dhe simbolet shtetërore kanë vendin dhe kohën e vet se ku përdoren dhe nuk duhet të shërbejnë për t’i bërë karshillëk askujt.

Propozimi i kreut të VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski që të obligon fëmijët çdo të hënë të këndojnë himnin shtetëror pasqyron mendësinë nacionaliste të VMRO-DPMNE për të ushqyer fëmijët me nacionalizëm dhe me këtë të motivohet politika e tyre drejt izolim shoqëror dhe shtetëror.

Kam një propozim më kreativ se çka duhet të dëgjojnë fëmijët në këtë shtet dhe atë jo çdo të hënë por çdo ditë:

– të dëgjojnë se si VMRO-DPMNE shet nacionalizëm të rrejshëm ndërsa bën argatin e agjendave anti-evropiane!

– se si VMRO-DPMNE nxit urrejtje dhe ndasi!

-se si VMRO-DPMNE po bllokon të ardhmen evropiane të gjeneratave të reja!

-se si VMRO-DPMNE po izolon shtetin!

– se si VMRO-DPMNE ushtron pushtetin kundër kombit shqiptar në komunat që udhëheqin kuadrot e saj!

Me qasje të këtij lloji, shteti rrezikon shumë prandaj është i nevojshëm një bllok më i madh me orientim të qartë për të ardhmen evropiane të vendit.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit