Për më shumë se 20 vite në qytetin e Tetovës, shteti nuk ka ndërtuar banesa sociale, edhe përkundër faktit se ka mbi 150 kërkesa për banesa sociale, përcjell Alsat.
Rreth 30 familje në Lagjen e Krasniqëve në Tetovë, në mungesë të kushteve jetojnë si në geto. Banorët ankohen se çmimet e banesave me qira po rritën gjithnjë e më shumë dhe janë bërë të papërballueshme. Ata kërkojnë nga shteti dhe komuna, masa urgjente për ndërtimin e banesave sociale.
Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, për Alsat është shprehur se po punohet në atë drejtim, fillimisht të përpilimit të planit detal urbanistik dhe më pastaj edhe vendi se ku do ndërtohen banesat sociale./ Bashkim Sulejmani/Alsat