Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka folur për Kongresin e bashkimit të mbajtur më 9 maj, Ditën e Evropës ku morën pjesë mysafirë të shumtë, mes tyre edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe ai i Kosovës, Albin Kurti.
“Pra ishte Kongresi i parë themelues, por edhe Kongresi i bashkimit i unifikimit”, tha Mexhiti.
Ai e ka vlerësuar praninë në Kongres të dy kryeministrave Mickoski dhe Kurti.
Mexhiti e cilësoi praninë e Mickoskit si një shenjë respekti ndaj partneritetit qeverisës me VLEN, ndërsa tha se partia synon të jetë një urë lidhëse mes Shkupit, Prishtinës dhe Tiranës.
Ai konfirmoi gjithashtu se në fillim të qershorit pritet rikonstruimi i qeverisë për të cilën siç tha ai, “ka ujdi parimore”.
“Tashmë ka dakordësi parimore mes partnerëve të koalicionit lidhur me këtë”, ka thënë Mexhiti.





