Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme solli vendim për pagesën e mjeteve për anëtarët e Komisioneve Zgjedhore Komunale dhe anëtarët e Këshillave Zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe të përsëritura në 11 komuna të cilat kanë llogari të bllokuara, raporton MIA.
Bëhet fjalë pë 107.201.924 denarë për komunat e Haraçinës, Dellçevës, Pehçevës, Tetovës, Strugës, Krivogishtanit, Vasilevës, Zhelinës, Gostivarit, Vrapçishtes dhe Zërnovcit, ndërsa mjetet do të transferohen në llogaritë e destinuara të komunave për zgjedhjet lokale.
Siç sqaroi kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq, mjetet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor janë transferuar me vendim të Qeverisë.
Zgjedhjet lokale në vend u mbajtën më 19 tetor, ndërsa më 2 nëntor të vitit 2025 u mbajt raundi i dytë. Zgjedhje të përsëritura kishte në katër komuna, midis të cilave edhe në Gostivar, më 11 janar të këtij viti.





