18.8 C
Skopje
Tuesday, May 28, 2024

Per shkak të Kodit Penal, u ndryshua akuza per Zekirin, tani dënimi mund të jetë më i vogël

Për shkak ndryshimeve të Kodit Penal gjykata e rikualifikoi lëndën për Muhamed Zekirin dhe filloi nga e para. Tani, në vend sipas nenit 353, paragrafi 5, ai do te gjykohet sipas nenit 353 paragrafi 4. Gjegjësisht, për dallim nga akuza e parë, tani akuzohet për vepër që dënimi është më i butë, njofton Portalb.mk.

Për këtë është shpërbërë edhe këshilli gjykues dhe lënden e udhëheq vetëm një gjykatëse, ajo që ka qenë deri tani Fanka Jançuleva Mihailovska.

Në ligjin e vjetër, në nenin 353 paragrafi 5, parashikohej se nëse keqpërdorimi i pozitës është kryer gjatë prokurimit publik, në dëm të buxhetit, dënimi do të jetë të paktën 5 vjet (ose më së shumti 20 vjet). Tani, ky paragraf nuk është më në ligj.

Ndërkohë sipas ndryshimeve të reja të Kodit Penal, ai tani do të gjykohet sipas nenit 353 paragrafi 4, i cili thotë: Nëse kryerësi i veprës nga paragrafi (1) të këtij neni, me qëllim që të përfitojë për vete ose për ndonjë dobi tjetër të konsiderueshme pasurore ose shkakton dëm të konsiderushëm pasuror, do të dënohem me burgim prej një deri në pesë vjet.

Pra në vend se dënimi maksimal të shkojë deri në 20 vjet, Zekiri më e shumta mund të dënohet deri në pesë vjet.

Ndërkohë, paraburgimi i Zekirit zgjat edhe 2 ditë.

Përndryshe, në Gjykatën Penale të Shkupit, sot pritej të dëshmojnë Goran Anastasieviq dhe Bisera Zekiri, të cilët ishin propozuar nga mbrojtja, megjithatë, gjykimi filloi pikërisht me njoftimin për rikualifikim të lëndës.

Ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”

Prokuroria e akuzon Zekirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të rënë dakord paraprakisht.

Ai po ndiqet penalisht për lidhjen e dy kontratave private për shërbime konsulente – njëra për përcaktimin e modelit për ristrukturimin e Sh.A. “Posta” dhe kontrata e dytë për shërbime konsulente për mbështetjen e procesit për privatizimin e mundshëm të “Hekurudhave”.

Prokurorja Katerina Kolareviq konsideron se në procesin gjyqësor do të mund të dëshmojë se ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë ka keqpërdorur pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare dhe është e bindur se është dashur të shpallë tenderë, ndërsa Zekiri para gjykatës ka deklaruar se nuk ndihet fajtor dhe beson se nuk ka bërë shkelje të Ligjit për furnizime publike.

Zeqirit më 9 prill të vitit të kaluar i ishte caktuar masa e paraburgimit, e cila më pas, për shkaqe shëndetësore iu zëvendësua me arrest shtëpiak.

Deri tani gjykimi është drejtuar nga gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska, si edhe gjyqtari Osman Shabani.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit