Deri në fund të këtij muaji, Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e fluksit ajror jugor dhe jugperëndimor, si dhe një masë e ngrohtë ajrore nga jugu.
Kjo është pikërisht ajo që do të thotë se do të vazhdojmë të kemi mot jashtëzakonisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit.
Në të njëjtën kohë, pluhuri dhe rëra do të transportohen nga Sahara në territorin tonë.
“Destabilizim i atmosferës do të ketë të mërkurën vonë pasdite dhe gjatë natës drejt të enjtes, si dhe të enjten ku do të ketë reshje të herëpashershme të shiut, të përcjella me paraqitje të bubullimave. E në periudhën e ardhshme do të fryjë erë jugore dhe jugperëndimore, e cila herë pas here do të shtohet me intensitet. Temperaturat në mëngjes do të zbresin nga 8 deri në 16 gradë, ndërsa gjatë ditës do të rriten në intervalin prej 20 deri në 27 gradë”, thotë meteorologu Sllavço Poposki.
Temperatura në Shkup dhe rrethinë do të rritet nga 23 deri në 25 gradë.
Kushtet e tilla të motit do të vazhdojnë të kenë një efekt veçanërisht të pafavorshëm për meteopatët, ku janë të mundshme probleme më të theksuara shëndetësore.