Për dy javë 4374 pacientë kërkuan ndihmë në Gostivar

Advertisement

73 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 4 janë shtruar në spital, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë për 29 korrikun për gjendjen në Gostivar.

Ndërkohë, në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar edhe 28 kontrolle të reja në shërbimin kujdestar.

Në dy javët e fundit, sipas raportit, 4374 pacientë janë paraqitur për të kërkuar ndihmë mjekësore, gjersa piku ka qenë më 18 korrik ku numri arriti gjithsej në 649.

E uji në Gostivar ende nuk mund të përdoret për pije apo gatim!

I pyetur për këtë ministri i shëndetësisë Sasho Klekovski tha se mostrat po merren çdo ditë nga pika të shumta përdoruesish dhe se furnizimi me ujë do të lirohet për të pirë vetëm pasi të merren tre analiza të sakta radhazi.

“Ajo që është e rëndësishme është se uji tani mund të përdoret për qëllime të tjera përveç pirjes dhe përgatitjes së ushqimit të freskët, kështu që ajo pjesë së paku është zgjidhur. Mund të ketë një test që nuk është i përshtatshëm dhe përsëri nevojiten tre teste të reja, tre ditë të reja. Është vërtet e tepërt të parashikohet se çfarë dhe si do të jetë”, theksoi Klekovski.

Kryeministri Mickoski dje njoftoi se për shkak se një bakter i ri është shfaqur në tuba.

“Ai është i pranishëm në instalime sepse nuk janë përdorur për një kohë të gjatë, ndërsa tani, me pastrimin dhe hiper-klorinimin e tyre, ai shfaqet në rrjet. Pres që edhe kjo sfidë të tejkalohet e më pas uji të jetë i pijshëm dhe i përdorshëm edhe për gatim”, u shpreh Mickoski.

Uji në Gostivar u ndot pas lëshimit në punë të tre pompave nga një kanal i jashtëm. Për këtë rast u arrestua drejtoresha e ndërmarrjes komunale të Gostivarit së bashku me dy bashkëpunëtorë të saj.përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit