Ish-zëvendësministri Bekim Rexhepi: Neglizhenca ndaj Korridorit 8 i kushtoi vendit mbi 60 milionë euro

Advertisement

Ish-zëvendësministri i Transportit, Bekim Rexhepi, ka reaguar lidhur me humbjen e mbi 60 milionë eurove nga fondet IPA të Bashkimit Evropian për projektin e Korridorit 8, duke e cilësuar këtë si një dështim të rëndë me pasoja për zhvillimin e vendit.

Në një postim publik, Rexhepi thekson se humbja e këtyre mjeteve nuk përfaqëson vetëm një dështim administrativ, por edhe një goditje për kredibilitetin e institucioneve dhe interesin e qytetarëve. Sipas tij, fondet e pakthyeshme të BE-së janë humbur si pasojë e vonesave, neglizhencës dhe mungesës së veprimit në kohë.

Ai vlerëson se Korridori 8 është një projekt me rëndësi strategjike për lidhjen rajonale, zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Rexhepit, BDI kishte paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e humbjes së fondeve evropiane për shkak të zvarritjes së procedurave dhe mungesës së prioritizimit të projektit, por këto paralajmërime, sipas tij, nuk u morën seriozisht.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit